Satelitët shqiptarë, shpallet fituese kompania amerikane

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 12:45 | Aktualitet
Satelitët shqiptarë, shpallet fituese kompania amerikane

Projekti i qeverisë shqiptare për të pajisur vendin me satelitë duket sikur po konkretizohet.  Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se tenderi për ndërtimin e satelitëve “ Albania 1 “ dhe “Albania 2” ka tashmë një fitues.

Bëhet fjalë për kompaninë amerikane “Satellogic USA Inc.”, e cila do të përfitojë 6 milionë dollarë nga kontrata që ka një kohëzgjatje prej 3 vitesh.

https://a2news.com/2021/10/15/perseritet-skenari-i-airalbania-satelitet-e-rames-dhe-plani-hapesinor-i-erdogan/

Kryeministri Edi Rama më parë njoftoi se satelitet do të ngriheshin në mars, por kjo nuk u arrit. Satelitët do të përdorën për një monitorim më të mirë të territorit në shërbim të çështjeve civile si ndërtimet pa leje, përkufizimi i zjarreve, por edhe kultivimin e narkotikëve ose vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/09/rama-zbulon-se-cfare-do-te-sjelle-sateliti-i-pare-ne-mars/

A2 CNN Livestream

Latest Videos