Scarlett Johansson me bikini dhe pa Photoshop, shpërthejnë polemikat në Twitter

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 22:10 | Showbiz

Scarlett Johansson u bë tema e ditës pasi një media spanjolle vendosi një titull që kishte të bënte me formën e saj fizike, ndërsa në brendësi të artikullit ishte një foto e aktores së famshme me bikini.

34-vjeçarja ishte fotografuar në plazh me një bikini bojëqiell. Edhe pse në foto duket shumë në formë, media në fjalë kishte vendosur që artikullin ta titullonte “Barku i madh i Scarlett Johansson! Foto me bikini dhe pa Photoshop”.

Përdoruesit e Twitter-it nuk u përmbajtën, por njëzëri kritikuan dhe tallën median.

“Russell Crowe ka bark. Ajo që ka Scarlett Johansson është vepër arti. Femër perfekte”, lexohet në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos