Scarlett Johansson është në pritje të fëmijës së saj të dytë, por i pari me bashkëshortin Colin Jost.
Burime pranë aktores thonë se aktorja është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël por ka zgjedhur ta mbajë atë larg vëmendjes së mediave dhe ndjekësvë në rrjete sociale, pasi kërkon ta shijojë këtë periudhë në qetësi.
Megjithatë, dyshimet kishin nisur që prej muajit qershor, kur Johansson la papritur xhirimet e "Black Widow".
36-vjeçarja ka edhe një vajzë 6-vjeçare të quajtur Rose, nga martesa me ish-bashkëshortin gazetar, Romain Dauriac. (A2 Televizion)