All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Scholz e Macron apel Putin: Rinis dialogun me Zelensky, lideri i Kremlinit: Mjaft dërguat armë

Nga A2 CNN
28 Maj 2022, 17:31 | Bota
Scholz e Macron apel Putin: Rinis dialogun me Zelensky, lideri i Kremlinit:
All - Paragraf - 1

Në vazhdimin e negociatave dhe ndërhyrjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman, Scholz zhvilluan një bisedë telefonike të përbashkët me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin.

Presidenti rus, iu kërkoi liderëve perëndimorë të mos dërgojnë më armë në Ukrainë, në të kundërt kjo gjë do të përshkallëzonte me tej situatën dhe konfliktin.

All - Paragraf - 3

Tre liderët diskutuan dhe për rrezikun e krizës ushqimore, me Putin që premtoi se është i gatshëm të lehtësojë kalimin e grurit, përfshirë atë ukrainas, përmes porteve nga Deti i Zi.

Thirrjes së Macron dhe Scholz për bisedime serioze me Zelensky, Vladimir Putin u shpreh se Rusia është e gatshme të rinisë dialogun me Kievin, pa folur për një takim të mundshëm mes dy liderëve.

Mes të tjerash, presidenti francez dhe kancelari gjerman, i kërkuan gjatë telefonatës liderit rus që të lirojë 2500 ushtarët ukrainas që u kapën rob pas dorëzimit nga Azovstali. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos