“Së bashku jemi më të fortë”, ushtria e Shqipërisë bashkohet me atë të Kosovës

Nga A2 CNN
30 Maj 2022, 12:28 | Aktualitet

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, së bashku me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar ditën e djeshme stërvitjen e përbashkët ushtarake në poligonin kombëtar Bizës.

Gjatë kësaj stërvitje trupat e dy vendeve tona kryen qitje me armë të ndryshme si dhe me mortaja.

“Fuqisë tonë luftarake për mbrojtjen e vendit i bashkohet edhe zjarri i mortajave dhe istikameve të pamposhtura. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, ka shkruar Mehaj.

Trajnimi mbi mortajat dhe xhenion, u zhvillua përgjatë një periudhe 2-javore, nën drejtimin e instruktorëve të Forcës Tokësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos