Deputeti i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Edmond Spaho, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN foli mbi punimet e seancës së fundit plenare për këtë sesion parlamentar, që pritet të zhvillohet këtë të enjte. Sipas Spahos tema e ditës do të jetë interpelanca për aferën e inceneratorëve, dhe arratisja e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Spaho tha më tej se, nëse kjo aferë, ky skandal do të kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër, kryeministri automatikisht do të kishte dhënë dorëheqjen. (A2 Televizion)
“Së shpejti protesta”, Spaho për arratisjen e Ahmetajt: Nëse do të kishte ndodhur diku tjetër, kryeministri do dorëhiqej
