Agjenda e kryeministrit e zhvendos seancën plenare të mërkurën. Deputetët u njoftuan për këtë zhvillim gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist.
E nuk vonoi dhe kundërpërgjigja e demokratëve që aktivizuan strukturat për t’u përgatitur për protestë një ditë më herët. Një protestë e cila pritet ta gjejë Kuvendin me 101 deputetë, pasi Halil Jakimi pranoi të marrë mandatin e deputetit të PD-së Dibër.
Përballë një jave të ngjeshur me lajme jo shumë pozitive, Kryeministri porositi deputetët e tij të jenë më aktivë në rrjetet sociale.
Po ashtu dhe “ushtria” e koordinatorëve digjitalë e përbërë kryesisht nga të rinj e FRESH-it, u kërkua të jetë më efikase, për të komentuar në çdo lajm të shpërndarë në rrjetet sociale e portale, kundër qeverisë.
Edhe pse prej kohësh qarkullonte në korridoret e kryesisë së kuvendit, socialistët kanë vendosur ti japin 3 muaj kohë komisionit të reformës zgjedhore dhe të zëvendësojnë Blerina Gylametin me Damian Gjiknurin në krye të tij. (A2 Televizion)