
Tirana është rikthyer te fitorja në Kategorinë Superiore dhe këta e ka bërë duke mundur në transfertë 0-1 Apoloninë, në ndeshjen e parë me Orges Shehin në krye të stolit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, ishte autori i golit të vetëm në transfertën e Fierit, gol, i cili ishte i pari për të në elitën e futbollit shqiptar.
Ndërkohë, në takimin tjetër tejet të rëndësishëm të kësaj jave, Laçi arriti të triumfojë 1-0 ndaj Teutës. Kjo sfidë u vendos nga ish-lojtari i Partizanit, Mazrekaj.
Pas këtyre ndeshjeve, Laçi ka marrë vendin e tretë me 27 pikë, ndërsa Tirana është ngjitur në vendin e gjashtë me 23 pikë. (A2 Televizion)