
Java e 17 e Kategorisë Superiore sjell ditën e diel përballjen më të rëndësishme atë mes Partizanit dhe Vllaznisë, një ndeshje që do të vendosë shumë për kreun e klasifikimit.
“Demat e kuq” kërkojnë të shkurtojnë diferencën prej 9 pikësh, ndërsa një fitore e shkodranëve do t’i afronte ata edhe më tej me titullin kampion, të cilin nuk e shohin prej vitesh.
Ndeshja do të luhet në orën 16:45 dhe parashikojë të dhurojë emocione të mëdha, duke qenë se të dy ekipet vijnë me formacionet e tyre më të mira.
Në ndeshjet e tjera të javës së 17 të kampionatit Laçi pret Teutën ndërsa Apolonia do të përballet me Tiranën. (A2 Televizion)