Një gol në shtesë i jep Palmeiras Kupën Libertadores

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 08:11 | Futboll
Një gol në shtesë i jep Palmeiras Kupën Libertadores

Palmeiras ka fituar për herë të dytë në historinë e klubit kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në Amerikën e Jugut, atë të Copa Libertadores.

Brazilianët triumfuan në finalen dramatike të Maracanas me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj bashkëkombëseve të tyre të Santos.

Goli i fitores për Palmerias u shënua në minutën e 9 të shtesave nga Breno Lopes, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 0-0.

Kjo ishte përfshirja e 13-të e Ronit në gol në Libertadores të këtij sezoni, duke e bërë lojtarin më të mirë në këtë kompeticion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos