Sejko: Fokusi kryesor duhet të jetë zbutja e inflacionit

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 10:24 | Ekonomi
Sejko: Fokusi kryesor duhet të jetë zbutja e inflacionit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh në një konferencë për shtyp se "fokusi primar i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave të koordinuara për zbutjen e kostove të inflacionit".

“Inflacioni në vend shënoi 8% në muajin gusht, duke shfaqur rritje të shpejtë dhe duke pasur bazë të gjerë. Ky inflacion i lartë përbën rrezikun kryesor mbi stabilitetin makroekonomik, gërryen fuqinë blerëse të familjeve dhe dëmton perspektivën afatgjatë të zhvillimit të vendit. Për këtë arsye, fokusi primar i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave të koordinuara për zbutjen e kostove të inflacionit dhe për kthimin e tij në objektiv sa më shpejt”, tha Sejko.

“Banka e Shqipërisë është e angazhuar në normalizimin gradual të politikës monetare. Kjo nënkupton një rritje progresive të normës bazë të interesit”, shtoi guvernatori.

Pavarësisht kësaj, Sejko theksoi se “ekonomia shqiptare do të rritet në periudhën afatmesme, ndonëse aktiviteti ekonomik do të vuajë pasojat e inflacionit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos