All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ekonomia në cikël rënës, "të ndërmerren reforma në sektorë të caktuar për të dalë nga spiralja"

Nga A2 CNN
8 Tetor 2022, 16:43 | Ekonomi
Ekonomia në cikël rënës, "të ndërmerren
All - Paragraf - 1

 “Informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se goditjet e ofertës dhe rritja e pasigurisë në tregjet botërore po transmetohen në rritje të inflacionit dhe ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në vend”, deklaronte guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në 5 tetorin e kaluar.

E thënë më thjeshtë, gjetja e njoftuar nga Sejko do të thotë çmime më të shtrenjta për qytetarët e më pak para në arkën e shtetit. Ndaj në këto kushte sipas ekspertëve, lipset nevoja për reforma.

All - Paragraf - 3

Veç prodhimit, sipas ekspertëve masat nxitëse dhe përkrahëse nga qeveria duhet të shtrihen edhe në drejtim të sektorëve të tjerë parësorë.

“Kam parasysh produktet agro-bujqësore, që edhe pse kanë një rritje të prodhimit, nuk kanë rritje të përpunimit, pastaj kemi sektorin e turizmit, që duhet të ishte më i stimuluar, me mendimin që është një industri i veçantë”, thotë për A2 CNN eksperti Eduart Gjokutaj.

Nevojën për të nxitur aktivitetin në sektorë të caktuar e diktuan më herët edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos