Sejko: Politika monetare e BQE nuk ka efekte negative në vend

Nga A2 CNN
16 Janar 2019, 16:52 | Ekonomi
Sejko: Politika monetare e BQE nuk ka efekte negative në vend

Ekonomia shqiptare nuk pritet të ketë efekte të forta negative nga jashtë. Këtë e ka deklaruar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë forumit për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, organizuar nga Euromoney.

Sipas Sejkos, kapitali i investime të huaja në Shqipëri është i mbrojtur nga shtrëngimi i kushteve monetare në Eurozonë, pasi ka qenë në formën e flukseve të drejtpërdrejta në prodhimin e energjisë dhe burimeve natyrore.

Edhe ekspozimi i sektorit privat në tregjet e borxhit është minimal, për shkak se biznesi shqiptar financohet në masë të madhe nga fondet private apo përmes sektorit bankar vendas. Gjatë fjalës së tij në këtë forum, guvernatori vlerësoi rimëkëmbjen e ekonomisë, me një rritje të përshpejtuar gjatë viteve të fundit, çka e ka afruar atë drejt ekuilibrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos