
Me një deklaratë zyrtare të OTE, që zotëron aksionet e Telekom Albania, u njoftua shitja e kompanisë së telekomunikacioneve një kompanie bullgare, Albania Telecom Invest AD, për një vlerë 50 milionë dollarë.
Albania Telecom Invest AD drejtohet nga Z. Spas Roussev, pronar i operatorit të telekomunikacioneve bullgare Viacom, dhe investitorit me origjinë Shqiptare Elvin Guri.
Sipas Michael Tsamaz, drejtor ekzekutiv i OTE, “Shitja e Telekom Albania përmbyll investimin e suksesshëm të grupit OTE në Shqipëri. Është një vendim strategjik i Grupit OTE i cili po ridimensionon prioritetet dhe planet afatgjata të zhvillimit, në mënyrë që të krijojë vlerë të shtuar për aksionerët dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm”.
Bëhet e ditur që procedurat përmbyllëse priten të përfundojnë në gjysmën e parë të vitit 2019. (A2 Televizion)