Sekretarja e jashtme: Mbështes britanikët që duan të luftojnë përkrah ukrainasve

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 13:56 | Bota
Sekretarja e jashtme: Mbështes britanikët që duan të

Thirrjes së presidentit Zelensky që fton qytetarët nga e gjithë bota që duan t’i bashkohen luftës kundër pushtimit rus të Ukrainës, i ka bërë jehonë edhe sekretarja e jashtme britanike Liz Truss.

Në një intervistë në programin e mëngjesit në BBC, ajo u shpreh se ky është një vendim i drejtë, pasi atje luftohet për lirinë dhe demokracinë.

“Po e mbështes. Ky është një vendim i drejtë. Populli ukrainas po lufton për lirinë dhe demokracinë. Dhe po luftojnë jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën, sepse kjo është sfida që presidenti Putin ka. Dhe sigurisht që nëse njerëzit duantë mbështesin këtë luftë, unë i mbështes ta bëjë atë”, tha sekretarja britanike.

Më tej gazetarja pyet: “Pra ju mbështesni britanikët që dëshirojnë të luftojnë për të ndihmuar popullin ukrainas ndaj sulmit të Rusisë?”

“Sigurisht”, tha Liz Truss, që ndër të tjera shtoi se po shihet mundësia që një pjesë e refugjatëve që kanë lënë Ukrainën të shkojnë në Britani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos