
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është detyruar të bëjë një testim kundër koronavirusit, pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki rezultoi e infektuar ditën e dielë.
Biden rezultoi negative, ndërsa zëdhënësja Psaki konfirmon se herën e fundit që u takua me presidentin ka qenë ditën e martë dhe se ka qenë në distancë me të dhe me maskë.
Psaki vendosi të mos i bashkohet presidentit Biden në udhëtimin e tij në Romë dhe Glasgow sepse një anëtar i familjes së saj doli pozitiv në testin për virusin dhe për këtë arsye ajo u fut në karantinë.
42-vjeçarja është e vaksinuar dhe po përjetonte simptoma të buta. (A2 Televizion)