Sektori i shërbimit më i prekuri, Arbi Agalliu: Qeveria të bëjë kujdes me investimet publike

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 19:41 | Ekonomi
Sektori i shërbimit më i prekuri, Arbi Agalliu: Qeveria të

Ekonomia do të rikthehet në normalitet, në muajin maj, të viti të ardhshëm, por deri atëherë duhet të të injektohet kapitali i likujditet për të mbajtur gjallë bizneset, konsumatorin final dhe shtresën e varfër”. Është ky sugjerimi që vjen nga eksperti i ekonomisë Arbi Agalliu. Në studion e A2 CNN ai thotë që sektori i shërbimit do të jetë më i prekuri në këto 6 muaj që ndikon drejtpërdrejt në xhepin e konsumatorëve, dhe i bën apel qeverisë që të bëjë kujdes me investimet publike.

“Sektori i shërbimit do të jetë më i prekuri, që do të vuajë më shumë dhe jep më tepër efekt që do të kujdeset të qëndrojë gjatë kësaj periudhe. Efekti është i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejt në xhepin e konsumatorit final”.

Sipas tij, qeveria duhet të nxisë tregun për të investuar dhe të krijojë kushtet që të gjitha bizneset të kenë nxitje për të investuar për ta mbajtur gjallë ekonominë. Agalliu thotë se qeveria duhet të jetë e kujdesshme se ku e çon paranë.

“Duhet një plan për këto 6 muaj. Duhen të tregohemi të kujdesshëm në investime publike dhe ku çon paranë. PPP-të janë një gangrenë dhe aferë korruptive. Qeveria duhet të nxisë tregun për të investuar, duhet të krijojë kushtet që të gjitha bizneset të kenë nxitje për të invetsuar. Duhet të jetë e kujdesshme këto 6 muaj për ta mbajtur gjallë ekonominë dhe të krijojë klimën e nevojshëm që të fillojë ngritja e biznesit”, theksoi Agalliu, i cili shtoi se Shqipëria nuk ka një sektor strategjik konkurrues në rajon, por një strukturë ekonomie të çoroditur.

“Shqipëria nuk ka një sektor strategjik konkurrues në rajon. Ne kemi një strukturë ekonomie të çoroditur që zhvillohet në mënyrë të çoroditur nuk ka strategji afatagjatë për një sektor të caktuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos