Sekuestrohen 1.2 tonë drogë në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 08:19 | Ballkani
Sekuestrohen 1.2 tonë drogë në Maqedoninë e Veriut

Mediat maqedonase raportojnë se një sasi e madhe lënde narkotike është gjetur në një lagje të Shkupit në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sipas mediave vendase, gjatë operacionit të policisë dhe prokurorisë së Kavadarit u zbuluan 1.2 tonë lëndë narkotike kanabis sativa, e fshehur në një tunel në lagjen “Butul” të kryeqytetit.

Në pranga për lëndën narkotike është vënë një person, ndërkohë që vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos