Një drejtues makine rrezikoi të përplaste një familje që po kalonte vijat e bardha duke shtyrë karrocën me fëmijë.
Përveçse nuk sheh kalimtarët që po kalojnë rrugën, shoferi nuk ul as shpejtësinë, gjë që shkakton acarimin e babait. Kur shoferi e kupton gabimin dhe del nga makina për të kërkuar falje, kryefamiljari e godet me grusht duke e hedhur pa ndjenja në tokë.
Ngjarja ndodhi në Valencia të Spanjës. (A2 Televizion)