
Një 66-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën, mëngjesin e së enjtes, pasi dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Misto Mame", ku shtetasi K. Xh., 66 vjeç, në rrethana ende të paqarta ka qëlluar veten me çifte.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mund të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për motivin e kësaj ngjarje. (A2 Televizion)