
Një person është vënë në pranga nga policia në Maliq, ndërsa është shpallur në kërkim i vëllai i tij pasi policia sekuestroi një kallashnikov, municione luftarake e disa bimë kanabis.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Selcë, Maliq dhe shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin D. M., 21 vjeç, banues në Libonik, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe ambientet përreth saj në pronësi të shtetasve të mësipërm, u gjetën 1 armë zjarri tip kallashnikov, një sasi me municione luftarake, 2 krëhëra dhe 2 bajoneta arme zjarri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u konstatuan edhe disa fidanë të dyshuar kanabis, të cilat dyshohet të jenë kultivuar nga dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin. (A2 Televizion)