
Autoritetet në Jordani njoftojnë se kanë sekuestruar rreth 1 ton drogë sintetike, e fshehur në një ngarkesë me pastë hurme në kufirin me Irakun.
6 milionë pilulat e drogës së njohur si Captagon u gjetën në dy kamionë frigoriferikë, në një prej sasive më të mëdha të kësaj lënde narkotike të sekuestruar në vend.
Captagon, i quajtur ndryshe si "kokaina e të varfërve", prodhohet në sasi të mëdha në Siri, të cilën lufta disavjeçare e ka kthyer në narkoshtet.
Me varfërinë në rritje, shumë sirianë të zakonshëm u përfshinë në tregti, e cila tani vlen shumë më tepër se çdo eksport i ligjshëm.
Amfetamina kontrabandohet në vendet fqinje, si Jordania dhe Libani. Destinacioni përfundimtar është shpesh në shtetet e Gjirit ku ka një treg të madh. (A2 Televizion)