“Sekuestroja më e madhe financiare në histori”, SHBA arreston çiftin nga Nju Jorku për vjedhjen e miliarda dollarëve

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 20:41 | Bota
“Sekuestroja më e madhe financiare në histori”, SHBA

Një çift nga Nju Jorku është arrestuar me akuzën e tentativës së pastrimit të 4,5 miliardë dollarëve kriptovaluta të vjedhura. Forcat e rendit kanë sekuestruar 3,6 miliardë dollarë, që është “sekuestroja më e madhe financiare në histori”, sipas autoriteteve amerikane.

34-vjeçari Ilya Lichtenstein dhe gruaja e tij, 31-vjeçarja Heather Morgan përvetësuan shumën e madhe nëpërmjet hakerimit të Bitfinex, në vitin 2016.

Hakerat kanë vjedhur qindra milionë dollarë vitet e fundit nga platformat e kriptovalutave dhe këto dy arrestime përbëjnë një fitore të madhe të autoriteteve amerikane.

Çifti rrezikon tashmë deri në 20 vite burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos