Sëmundja e hipertensionit, nga kequshqyerja dhe duhanpirja preken dhe të rinjtë

Nga A2 CNN
2 Maj 2019, 01:15 | Sociale
Sëmundja e hipertensionit,  nga kequshqyerja dhe duhanpirja preken dhe

Hipertensioni nuk është më sëmundja e moshës së tretë. I njohur ndryshe si vrasësi i shoqërive moderne ai ka filluar të prekë edhe të rinjtë. 11% e adoleshenteve në vendin tonë vuajnë nga hipertensioni ndërsa pas të 20-ve shfaqin komplikacione deri dhe infarkte.

Alarmi vjen nga mjekët të cilët tregojnë se si kequshqyerja dhe duhanpirja në moshë të hershme po rrit sëmundshmërisë tek të rinjtë.

“Bën çudi rritja e rasteve gjatë adoleshencës. Nuk konsumojnë fruta, fëmijët ulen vetëm me celularë dhe lojëra elektronike, dhe nuk bëjnë aktivitet fizik. Një nga faktorët kryesorë është mosha e ulët e konsumimit të duhanit”, thotë mjekja Sonila Muçaj.   

Por vetë të rinjtë madje dhe fëmijët pranojnë se ushqimet jo të shëndetshme janë pjesë e përditshmërisë së tyre.

Disa pranojnë se hanë sufllaqe përditë, “se ashtu jemi mësuar”, lëngut të shtrydhur i preferojnë pijet me gaz, dhe pyetjes “mes një fruti dhe një sufllaqe çfarë do të zgjidhje” përgjigjen pa faj, “patate me ketchup”.

Mjeket dhe ekspertet e shëndetit publik apelojnë për më shumë kontroll ndaj fëmijëve.

Nëse nuk niset me kontrollin e ushqimit dhe shtimin e aktivitetit fizik, nesër do të ketë më shumë pacientë që vuajnë nga zemra, nga veshkat dhe  goditjet në tru nga komplikacionet që shkakton hipertensioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos