“Separatistët të amnistohen”, Putin: Rrezikohet Srebrenicë e dytë në Ukrainë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 16:27 | Bota
“Separatistët të amnistohen”, Putin: Rrezikohet

Takimi i Parisit u konsiderua i suksesshëm dhe një hap i rëndësishëm drejt paqes, por presidenti rus paralajmëroi mundësinë e një masakre të re në Ukrainë.

Vladimir Putin tha se mund të përsëritet një “Srebrenicë e re”, por sipas tij, për të parandaluar genocidin, qeveria e Kievit duhet të aprovojë një ligj që u garanton amnisti qytetarëve në republikat separatiste në Lindje të Ukrainës. Komentet e tij erdhën vetëm pak ditë pas takimit ballë për ballë me homologun Volodymyr Zelenskiy në Paris, të ndërmjetësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Putin tha se banorët në zonat e kontrolluara nga rebelët në Donjeck dhe Luhansk mund të shenjtërohen nëse Kievi merr kontrollin total të kufirit të këtyre rajoneve me Rusinë.

“Ukraina insiston që trupave të tyre t’u jepet mundësia që të mbyllin kufirin. Por kjo është ajo që do të ndodhë më pas. Do të kishim një Srebrenicë tjetër, kjo do të ndodhte. Ne ndoqëm diskutimin mes presidentit Zelenskiy dhe nacionalistëve. Nuk ishte e qartë sekush kishte më shumë pushtet. Kush do t’i menaxhonte nacionalistët nëse shkojnë në ato zona. Nuk ka asnjë garanci për popullatën lokale”, tha Putin.

Kufiri mesrajoneve separatiste dhe Rusisë ka mbetur i hapur që prej nisjes së konfliktit të armatosur në 2014. Tentativat e Ukrainës për mbylljen e tij mund të rindezë luftimet në lindje të vendit. Konflikti mes Kievit dhe separatistëve pro-rusë ka shkaktuar mbi 13 mijë persona të vrarë dhe ka thelluar përçarjen mes Lindjes dhe Perëndimit që prej Luftës së Ftohtë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos