Takimi sekret Trump – Lavrov në zyrën ovale

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 13:57 | Bota
Takimi sekret Trump – Lavrov në zyrën ovale

Vetëm disa orë pas ngritjes së akuzave zyrtare, presidenti amerikan Donald Trump u takua me kryediplomatin rus, Sergej Lavrov. Kreu i Shtëpisë së Bardhë priti në fshehtësi të plotë ministrin e jashtëm të Moskës në Zyrën Ovale, ndërsa u rikthye sërish hija e ndërhyrjes në zgjedhjet e 2016-ës.

Administrata amerikane tha se është një rastësi që vizita e zyrtarit të Kremlinit vjen pikërisht në këto momente. Megjithatë gazetarët, kamerat dhe fotografët nuk janë lejuar të marrin pjesë në takimin e Trump me Lavrov. Madje nuk është publikuar as edhe një imazh i vetëm nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë, më herët në një konferencë me sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, Lavrov mohoi edhe njëherë ndërhyrjen ne zgjedhjet amerikane të 2016-ës. Ndërsa akuzoi Kongresin se po tenton të prishë marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos