Serbët provokojnë gjatë festimit të “Vidovdanit”, policia e Kosovës nuk i kontrollon

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 10:01 | Ballkani
Serbët provokojnë gjatë festimit të

Me mbishkrime dhe këngë nacionaliste për Kosovën po festohet "Vidovdani" në Manastirin e Graçanicës. Në bluzat e shumë të rinjve serb shihen mbishkrimet provokuese: "Nuk e japim djepin e Serbisë", derisa edhe këndonin për Kosovën.

Ndryshe nga e kaluara, kësaj radhe Policia e Kosovës nuk po kontrollon serbët për mbishkrimet e tyre nacionaliste, që në manifestimet në Gazimestan konsideroheshin provokuese.

Krahas numrit të madh të Policisë së Kosovës, të pranishëm në Graçanicë janë edhe EULEX dhe KFOR. Aktualisht në Manastirin e Graçanicës ka filluar liturgjia e parë për "Vidovdanin". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/28/serbet-festojne-sot-vidovdanin-mbyllen-hyrje-daljet-ne-gracanice/

A2 CNN Livestream

Latest Videos