
Partia e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shënuar një fitore absolute në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje.
“Në politikë jam prej një kohe të gjatë, por kurrë nuk e kam përjetuar një moment të tillë. Sonte kam fituar besim të madh nga populli në kushte kur pak njerëz kanë besuar. Morëm një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi më të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të zellshëm”, tha Vuçiç mbrëmjen e djeshme.
Siç raportuan mediat në Serbi, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiç ka fituar 62,5% të votave. E dyta ka dalë Partia e Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç me 10,7 %. E përkthyer në vende në Parlament, Vuçiç merr 180 të tilla dhe Daçiç 30.
Ndërsa partia Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39% të votave dhe do të ketë 4 deputetë. (A2 Televizion)