Të dielën zgjedhjet në Serbi, Rama: Mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 14:04 | Ballkani
Të dielën zgjedhjet në Serbi, Rama: Mbështetje masive

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për një bashkim të votës së shqiptarëve në komunat ku ata banojnë atje.

Përmes një mesazhi në Twitter, Rama thotë: “Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë”.

Serbia është shteti i parë në Evropë që pas periudhës së izolimit 3-mujor zhvillon zgjedhjet e përgjithshme këtë të diel. Sondazhet nxjerrin fituese Partinë Përparimtare Serbe të presidentit Aleksander Vucic, e cila pritet të fitojë shumicën absolute. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos