Sergio Aguero aksidentohet me makinë para stërvitjes

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 17:20 | Futboll

Ylli i Manchester City-t, Sergio Aguerro, është përfshirë në një aksidentë me makinë mëngjesin e së mërkurës teksa ishte duke shkuar në stërvitje.

Aguero është aksidentuar teksa po drejtonte makinën e tij, një LUMMA CLR SV Range Rover Sport me vlerë 150 mijë paund. Për fatin e tij të mirë ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa makina ka pasur dëmtime.

Ky nuk ishte aksidenti i parë me makinë për argjentinasin. Edhe dy vite më parë, me një tjetër makinë, Aguero i aksidentua duke goditur një shtyllë. Edhe atëherë përfundoi pa lëndime.

Aguero nuk iu bashkua kombëtares së Argjentinës për shkak të një lëndimi në ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Ekuadorit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos