All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Seria A, Milan kthehet në zonën Champions

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 16:57 | Futboll
Seria A, Milan kthehet në zonën Champions
All - Paragraf - 1

Milan është kthyer te fitorja në Serinë A dhe në zonën Champions.

Kuqezinjtë, pas barazimit zhgënjyes në mesjavë ndaj Cremonese, mundën pastër 2-0 Lazion e vendit të dytë dhe ngjiten kështu përkohësisht në vendin e katërt të klasifikimit, vendi i fundit që jep një biletë Champions për sezonin e ardhshëm.

All - Paragraf - 3

Bennacer zhbllokoi rezultatin në minutën e 17, ndërkohë që Theo Hernandez shënoi një gol fantastik në minutën e 29, pas një aksioni personal që e nisi nga zona e tij.

Lajmi i keq për kuqezinjtë ishte dëmtimi i Rafa Leaos në minutën e 11 të ndeshjes. Portugezi ndjeu një shqetësim muskular dhe i kërkoi zëvendësimin trajnerit. Tashmë, euroderbi për lojtarin më të mirë të Milanit është në rrezik. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/06/theo-shenon-serish-golin-me-te-bukur-ne-serine-a/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos