
Pas firmosjes së marrëveshjes me klubin e Manchester City për krijimin e një akademie futbolli në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është në bisedime me një tjetër klub të njohur europian për të bashkëpunuar me akademinë e re që po bën Sokol Kushta në Vlorë. Këtë lajm kreu i qeverisë e dha gjatë prezantimit të projekteve për ndërtimin e stadiumit të ri në Vlorë.
“Unë jam duke folur me një klub tjetër futbolli europian që ta fusim në bashkëpunim me akademinë e re që po bën Sokol Kushta që të kemi edhe në Vlorë një akademi futbolli me standarde të larta dhe mbështetjen e një klubi të madh në Europë. Pas 14 majit kryebashkiakët do të kenë një presion të madh nga unë për të krijuar kushtet që FSHF të fillojë me investime të tjera për fushat e fëmijëve dhe në Vlorë duam të krijojmë një kampus sportiv që t’i shërbejë Flamurtarit dhe të akomodojë struktura të huaja për përgatitjet e verës dhe të dimrit”.
Ram theksoi se me këto projekte do të fitojnë jo vetëm stadiume të reja, por edhe qendra sociale të jetës ekonomike që do rrisin fuqinë e qyteteve në të gjitha aspektet. Sipas tij me këto projekte, edukimi sportiv do të ngjitet në një tjetër nivel.
“Vlora prej kohësh e kërkon një stadium siç i ka hije por sot është koha për ta ndërtuar, se siç e dini Vlora kalo një periudhë të zymtë izolimi dhe cvitet e fundit është ktheyr në qytet të vizituar dhe pse ishte në breg të detit vizitohej shumë pak dhe shërbente si rrugë kalimi përmes në jug. Sot në Vlorë është rritur vlera e pronës, është rritur çmimi i pronës dhe apartamenteve dhe hapësirave për të bërë biznes dhe sot janë krijuar kushte që duke bashkuar interesin publik me privat në bazë të modelit që kemi ndërtuar me FSHF të ndërtojmë këto stadiume të reja. Për ne sporti është jo vetëm prioritet i shkruar por i shpallur përmes zbatimit. Do ta shtyjmë përpara lëvizjen sportive në shkolla që ka nisur dhe po merr mbështetje nga komunitetet, prindërit e fëmijët. Krijojmë infrastrukturën futbollistike të standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s në rajon dhe do t’i përfundojmë në kohën e duhur, për finalizimin e kampionatit europian të futbollit për moshat U-18 për kombëtaret e të rinjve dhe me krijimin e akademisë së Manchester City në Durrës e ngjisim në një nivel të ri edukimin”.
Rama tha se për ndërtimin e stadiumit të Vlorës janë seleksionuar 3 studio prestigjioze ndërkombëtare.
“Kemi seleksionuar 3 studio me prestigjioze ndërkombëtare që janë këtu për të prezantuar projektet e tyre. Do të kisha dashur të zgjidhja të 3 studiot, por do të zgjedhim vetëm një dhe për këtë na ndihmon një studio tjetër e nivelit të lartë. Falënderoj edhe anëtarët e jurisë që kanë ardhur nga vende të ndryshme që na ndihmojnë me këtë zgjeshje të vështirë”.
Ai njoftoi shpejti do të hapet kantieri për ndërtimin e stadiumit Selman Stërmasi në Tiranë.
“Dy projekte e para kanë ngjallur oreksin e qyteteve të tjera që duan t’i bashkohen këtij treni pas këtyre 3 projekteve ne do të studiojmë se cilët do të jenë vagonët e tjerë që do t’i bashkohen këtij treni që lokomotivën e ka te stadiumi Air Albania në Tiranë por që ka stadiume të reja në Shkodrës, Elbasanit e Kukësit dhe së shpejti do të hapet një tjetër kantier ndërtimi në Tiranë që është stadiumi Selman Stërmasi”. (A2 Televizion)