All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Monica Bellucci feston sot 58-vjetorin, konsiderohet ikonë e kinematografisë evropiane

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 07:13 | Showbiz
Monica Bellucci feston sot 58-vjetorin, konsiderohet ikonë e
All - Paragraf - 1

Emri i vërtetë i saj është Monica Anna Maria Bellucci. Ajo konsiderohet si njëra nga ikonat e kinematografisë europiane dhe një ndër gratë më seksi në botë.

Është e vështirë të imagjinohet, por në fillim Monica nuk donte të bëhej aktore, ajo donte të bëhej avokate. Bellucci e filloi karrierën e saj si modele, në moshën 13-vjeçare, duke punuar për Dolce & Gabbana dhe Dior.

All - Paragraf - 3

Ndërsa karriera filmike e Bellucci-t nisi në fillim të viteve ’90, ku u bë e njohur kryesisht më pas me personazhin e saj, në filmin “Malena”.

Që atëherë ajo ka luajtur në shumë filma evropianë dhe të Hollivudit. Në moshën 50-vjeçare arriti të ishte pjesë e serialit “James Bond”. Për shumë adhurues të saj, Monica Bellucci, mbetet mishërimi i bukurisë dhe feminitetit të vërtetë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos