
Nga Lutfi Dervishi
Një sasi e konsiderueshme bananesh është sekuestruar këtë të enjte në Portin e Durrësit. Bananet janë zbuluar në një prej kontejnerëve me kokainë të mbërritur në vendin tonë, nga Amerika Latine, e porositur nga kompania “Coca King”.
Sipas informacioneve paraprake nga burime policore, janë rreth 309 kg banane të sekuestruara deri më tani, ndërsa kërkimet në kontejnerë vijojnë. Agjentët e doganore kanë pasur informacione për mallin, ndërsa bananet në kontejnerin e mbërritur në port prej disa ditësh, u zbuluan me ndihmën e majmunit pro banane, shtuan të njëjtat burime.
Kjo është hera e disatë që në Portin e Durrësit kapen sasi të konsiderueshme bananesh. Po ashtu, nuk është hera e parë që sekuestrohet në kontejnerët me kokainë të kompanisë “Coca”, sasi e konsiderueshme bananesh.
Shqiperia po rrezikon të kthehet në qendrën e trafikut ndërkombëtar të bananeve.
Policia duket e dorëzuar përballë metodave speciale të fshehjes që përdorin kontrabandistët. Bananet mes qeseve me kokainë janë të vështira për t'u identifikuar përmes skanerit! (A2 Televizion)