Paketa ndihmëse nga qeveria mbaroi dhe operatorët e transportit kanë ngritur sërish duart lart. Me anë të një shkrese drejtuar qeverisë, Shoqata e Transportit Urban dhe Ndërqytetas kërkon vijimin e rimbursimit të naftës në nivelin 100 lekë për litër.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës, qeveria ka përfshirë dy herë operatorët e transportit në paketat e rezistencës, si fillim në harkun e muajve mars-maj e më pas në 3-mujorin gusht, shtator e tetor, me qëllim kryesor mosshtrenjtimin e biletave.
Megjithatë, qytetarët po paguajnë më shtrenjtë.
Për të shkuar nga Tirana në Fier, Berat, Lushnjë, Shkodër, Korçë apo në qytete të tjera, përdoruesit po paguajnë nga 100 deri në 200 lekë më tepër.

Në kërkesën drejtuar institucioneve, Shoqata paralajmëron për rritje me 30 lekë, duke e çuar në 70 lekë çmimin e biletës edhe për transportin publik. (A2 Televizion)