​Sërish incidente në Kosovë, të shtëna me armë afër pikës së kontrollit të Policisë në Zveçan

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 11:22 | Kosova
​Sërish incidente në Kosovë, të shtëna me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e vona, njësiti policor në Zveçan ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në ora 22:06, në Zveçan, ndërsa është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues.

“Zveçan 23.02.2023 – 22:06. Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë, por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Kosovës
https://a2news.com/2022/12/11/nate-e-tensionuar-ne-veri-te-kosoves-shperthime-e-te-shtena-armesh/
https://a2news.com/2022/12/10/perleshje-e-armatosur-ne-veri-te-kosoves-policia-i-kunderpergjigjet-nje-grupi-te-maskuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos