Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme pak pas orës 22:00. Tërmeti është regjistruar me magnitudë 4.5 dhe me epiqendër 5 kilometra në perëndim të Vorës.

Pasditen e së shtunës Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 duke shkaktuar shumë dëme material dhe disa të lënduar.
Tërmeti i parë i fuqishëm është shoqëruar nga qindra lëkundje më të lehta. Megjithatë, sipas ekspertëve, nuk ka vend për panik. Më herët gjatë ditës, sizmologu Rexhep Koçi u shpreh për A2: “Nuk ka ndonjë metodë për të përcaktuar sesa zgjat, por ajo që ne dimë është se sa më e fuqishme të jetë ngjarja kryesore aq më e gjatë është edhe periudha”.
Megjithatë, pas tërmetit të fundit, paniku ka përfshirë banorët e kryeqytetit, por edhe Durrësit. Shumë prej tyre kanë braktisur shtëpitë duke dalë në rrugë. (A2 Televizion)