Sërish të shtëna me armë zjarri në një shkollë në SHBA, vritet 16-vjeçarja, plagoset një tjetër

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 11:13 | Bota
Sërish të shtëna me armë zjarri në një

Një vajzë 16-vjeçare ka vdekur dhe një djalë është plagosur pasi u qëllua me armë zjarri pranë shkollës së mesme “Benjamin E Mays” në Atlantën jugperëndimore, rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Policia e Atlantës thotë se ka pasur një konfrontim gjatë një feste diplomimi në parkingun e shkollës para të shtënave, raportojnë mediat amerikane.

Vajza u gjet në vendngjarje dhe u transportua me ambulancë në një spital aty pranë ku u konstatua e vdekur. Edhe 16-vjeçari është transportuar me ambulancë në spital dhe raportohet se ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Gjendja e tij e saktë nuk dihet dhe ai nuk është identifikuar.

“Nuk kishte asnjë grindje të mëparshme që çoi në këto të shtëna. Kjo ishte një tragjedi e pafat që ka tronditur një rreth familjar dhe miqsh deri në themel”, tha mikja e familjes Davida Huntley. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos