Sërish tension në ishullin e Karaibeve, sulmohet kryeministri, vritet atentatori

Nga A2 CNN
2 Janar 2022, 14:55 | Bota
Sërish tension në ishullin e Karaibeve, sulmohet kryeministri, vritet

Nuk ka paqe në Haiti. Vendi i Karaibeve, një nga më të varfrit në botë dhe pothuajse i shkatërruar nga tërmetet e viteve të fundit, paraqet edhe një situatë politike nga më të tensionuarat në botë.

Episodi i fundit ditën e djeshme, ku kryeministri Ariel Henry i ka shpëtuar një sulmi të armatosur, teksa po dilte nga një kishë, pas meshës që kujtonte 218-vjetorin e pavarësisë nga Franca.

https://www.youtube.com/watch?v=b6Jq4oE8o3U

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gonaives, ku kryeministri do të mbante edhe një fjalim për vendin ku kërkonte unitet mes palëve.

Por në largim nga mesha, një person i panjohur filloi të gjuajë në drejtim të kryeministrit, i cili ishte mbrojtur nga truprojat e shumta, që pak minuta më vonë vranë atentatorin.

https://a2news.com/2021/09/14/dyshohet-si-i-perfshire-ne-vrasjen-e-presidentit-kryeministrit-te-haitit-i-ndalohet-largimi/

Kryeministri Henry është në qendër të kritikave, jo vetëm për korrupsionin në vend por edhe për lidhjet e dyshimta me një nga të akuzuarit kryesorë të vrasjes së ish-presidentit të vendit Jovenel Moise më 7 korrik.

Mbrëmjen e asaj dite, një komando e përbërë nga të paktën 26 persona, kryesisht ish-ushtarë të zgjedhur me origjinë kolumbiane, sulmuan rezidencën private të presidentit në periferi të kryeqytetit Port-au-Prince, duke e vrarë së bashku me disa truproja dhe duke plagosur Zonjën e Parë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/13/vrasja-e-presidentit-te-haitit-cfare-ndodhi-36-ore-paks-ekzekutimit-cnn-zbardh-dinamiken-e-ngjarjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos