Sërish tërmet, vijojnë lëkundjet e tokës pas “goditjes” së të dielës

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 10:19 | Aktualitet

Vijojnë lëkundjet e tokës pas tërmetit me magnitutë 4.7 të mbrëmjes së të dielës. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare, para disa çastesh, në vend janë regjistruar lëkundje me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter.

Thellësia e vatrës ka qenë 2 km ndërsa epiqendra ka qenë 29 km në verilindje të Tiranës dhe 12 km në juglindje të Burrelit.

Lëkundjet e së dielës kanë zgjatur për disa sekonda, ndërsa epiqendra e tërmetit u regjistrua 14 kilometra në juglindje të Burrelit, 23 kilometra në verilindje të Tiranës.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, fillimisht, tërmeti është raportuar se ishte 5,24 rihter, ndërsa më pas është saktësuar në 4,7 Rihter. Lëkundja e dytë ka qenë me magnitudë 4,1 Rihter.

Paniku mbërtheu banorët, kryesisht në zonat pranë epiqendrës aty ku lëkundjet janë ndjerë më të forta, të cilët dolën nga banesat e tyre. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/15/lekundje-te-forta-termeti-ne-shqiperi/
https://a2news.com/2023/01/16/termeti-me-magnitude-4-7-prefekti-diber-ka-deme-ne-ndertesa-jo-me-rrezik-per-jeten/

A2 CNN Livestream

Latest Videos