Sesioni i ri parlamentar, Bardhi njoftoi refuzimin e PS për diskutimet në seancë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 11:42 | Politikë
Sesioni i ri parlamentar, Bardhi njoftoi refuzimin e PS për diskutimet

Në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ndau me gazetarët detajet nga mbledhja e parë për këtë sesion të ri parlamentar të konferencës së kryetarëve. Bardhi bëri me dije lidhur me kërkesën e demokratëve për mazhorancën socialiste.

“Grupi i parlamentar i PD-së kërkoi që në këtë seancë të parë të mos jetë thjesht ceremoniale, për shkak se ka çështje me interes të lartë publik dhe të kishim mundësi të realizonim çështjen e mbartur nga sesioni i shkuar që lidhet me problematikat e zgjedhësve. Kolegët e mazhorancës nuk kishin hallin e zgjedhësve dhe nuk e pranuan kërkesën e opozitës. I gjithë halli i tyre ishte Asambleja Socialiste e njoftuar në po të njëjtën ditë pasdite. Hallet e Ramës dhe qeverisë së tij nuk duhet të jenë hallet e qytetarëve. Ne jemi në parlament për interesat e qytetarëve dhe parlamenti duhet të jetë vendi ku ngrihen shqetësimet e hasura gjatë kësaj periudhe. Kjo është çështja që na ndau” . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos