Seuli vajton “fëmijët” e tij: Është faji ynë që ata vdiqën

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 22:58 | Bota
Seuli vajton “fëmijët” e tij: Është faji

Koreja e Jugut është ende e shokuar teksa vajton të rinjtë që u shuan në tragjedinë e Halloween. Për 154 personat që humbën jetën gjatë fundjavës në kryeqytetin Seul, janë ngritur qendra memoriale. Pranë tyre kalojnë qytetarë të shumtë, me buqeta lulesh të bardha në duar, shpeshherë duke shpërthyer në lot dhe dëshpërim.

Një prej tyre është dhe Lee Insook, e cila dukshëm është e shokuar. E cituar nga BBC, ajo në gjendje shoku thotë: “Është faji ynë që ata vdiqën!”.

https://a2news.com/2022/10/30/njerezit-binin-si-domino-halloween-i-pergjakur-ne-kore-te-jugut-153-te-vdekur/

Në qendrën memoriale ka edhe nga ata që lënë shishe të vogla me “soju”, një pije popullore alkoolike në Kore të Jugut. Shpesh përdoret si një nderim për të vdekurit, në mënyrë që shpirti i tyre të shijojë një pije të fundit.

Nga 154 personat që u shuan në tragjedi, 98 ishin vajza dhe 56 djem, të gjithë thuajse rreth të 20-tave. Hetimet ende po vazhdojnë për të zbardhur shkqet e tragjedisë më të rëndë në vitet e fundit në Kore të Jugut. Në media qarkullojnë pista të ndryshme, duke nisur nga autoritetet e papërgatitura për të menaxhuar turma të mëdha, tek rrugët e ngushta e deri tek prania e një personazhi të famshëm në një klub të zonës, ku të rinjtë nxituan për të shkuar atje dhe përfunduan duke shtyrë dhe shtypur njëri-tjetrin.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos