Është Halloween! Turistët përjetojnë frikën në kështjellën e Drakulës

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 16:18 | Bota
Është Halloween! Turistët përjetojnë frikën

Eshtë Hallouin, dhe ku më mirë se në kështjellën e kontit Drakula, mund të përfshihesh në shpirtin e festës.

“Më trembi Drakula. Ai u shfaq papritur në ekran dhe unë u frikësova shumë”. Turistë të veshur me kostume vërshuan në kështjellën në Rumani që besohet të ketë frymëzuar shtëpinë e personazhit të Bram Stoker në romanin e vitit 1897.

E ndërtuar mbi një shkëmb me pamje nga lumi, Kështjella Bran, është versioni më i afërt në rajonin e Transilvanisë me atë të Kontit Drakula.

“Atmosfera është unike në të gjithë botën. Të jesh në një kështjellë të tillë natën e Hallouinit është një eksperiencë e veçantë”.

Kështjella është një atraksion popullor turistik, për lidhjen me vampirin e stoker, por edhe për historinë e gjatë si një fortesë dhe rezidencë e monarkisë rumune.

Pasi kaluan oborrin e kështjellës, vizitorët u pritën nga aktorë me kostume të frikshme, dekorime dhe video-projeksione drithëruese.

Por për ata që janë në kërkim të frikës, edhe kështjella gjermane e Frankenshtajn, ofron shumë këtë sezon. Shtriga, Zombi dhe Përbindësha janë mbledhur për të argëtuar vizitorët, në panairin e tmerrit, që zgjat deri në ditët e para të nëntorit. Kështjella në rajonin jugor të Odenëald në shtetin perëndimor të Hesse, njihet si destinacion popullor edhe për alpinistët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos