Sezoni i 37 si profesionist, legjenda Kazuyoshi Miura, kontratë në moshën 54-vjeçare

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 12:32 | Futboll
Sezoni i 37 si profesionist, legjenda Kazuyoshi Miura, kontratë në

Ajo e Kazuyoshi Miura-s është një histori unike. Lojtari më i vjetër aktiv, që mban disa rekorde të jashtëzakonshme, firmosi kontratë të re në moshën 54-vjeçare.

Pas 16 sezoneve të kaluara te Jokohama, ai u transferua te Suzuka Point Gaters, skuadër e kategorisë së katërt japoneze.

Miura do të luajë sezonin e tij të 37-të si futbollist profesionist, teksa pak kohë më parë shpalosi objektivin që të vazhdojë të luajë deri në moshën 60-vjeçare. Thjesht i përjetshëm.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos