Armando Broja nuk ndalet në Premier League. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e tretë të ekipit, në ndeshjen që Southampton luajti ndaj Brentford, e vlefshme për javën e 20 të kampionatit.
Broja finalizoi një kundërsulm fantastik, duke e marrë topin nga mesfusha dhe i vetëm mposhti portierin kundërshtar me shumë qetësi.
Ky është goli i pestë i Brojës në Premier League, duke u bërë futbollisti më i ri në këtë kampionat që shënon 5 apo më shumë gola (20 vjeç e 123 ditë).
Southampton fitoi me rezultatin 4-1. (A2 Televizion)