Sezoni turistik në Durrës, plazhi i Bisht-Kamzës vuan mungesën e infrastrukturës

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 11:18 | Aktualitet
Sezoni turistik në Durrës, plazhi i Bisht-Kamzës vuan

Bregdeti i zonës së Bisht-Kamzës i njohur ndryshe si Sektori Rinia, vuan mungesën e infrastrukturës, pavarësisht se ky plazh gjithnjë e më shumë po tërheq pushues, kryesisht familjarë që preferojnë që ditët e pushimit t'i kalojnë në një vend të qetë.

“Duhet të përshkruash rreth 12 km nga qendra e qytetit të Durrësit, për të mbërritur në destinacionin turistik të Sektorit Rinia. Një plazh i frenkuentuar kryesisht nga familjarë, është larg vëmendjes së pushtetit vendor për ta investuar dhe zhvilluar atë”.

Pushuesit ankohen se kjo gjendje ka mbetur e pandryshuar prej vitesh dhe nuk ka njohur asnjëherë investime përveç atyre të kryera nga vetë bizneset private që operojnë në sezonin veror.

Një tjetër problem, veç mungesës së një rruge, janë plehrat. Ashtu si në çdo cep të Durrësit, në këtë sezon veror, mbetjet urbane janë të pranishme kudo. Ata që kanë investuar për të ngritur një biznes në këtë zonë stepen para kamerës, pasi i druhen aksioneve nga pushteti vendor, duke u munduar të përfitojnë sa të jetë e mundur nga ata pushues që zgjedhin të frekuentojnë plazhin e Bisht-Kamzës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos