Sezoni veror në ditët më të mira, 1,4 milionë turistë të huaj në korrik

Nga A2 CNN
26 Gusht 2022, 14:16 | Ekonomi
Sezoni veror në ditët më të mira, 1,4 milionë

Pas qershorit, turizmi përjetoi ditët më të mira në tre dekada edhe në korrik. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i të huajve që hynë në vend muajin e shkuar kapërceu 1.4 milionë, shifër kjo ndjeshëm më e lartë edhe se në 2019.

Në harkun e muajve janar-korrik, numri i të huajve që hynë në vend arriti në gati 4 milionë, duke u rritur ndjeshëm me vitet e shkuara.

Në ecurinë pozitive, përveç bregdetit ka ndikuar edhe veriu i vendit.

Liberalizimi i vizave me 8 shtete, përfshirë Rusinë duket se ka pasur peshën e vet në shtimin e numrin e turistëve.

Sipas INSTAT, në korrik ka pasur rritje të ndjeshme të turistëve të ardhur nga Spanja e Greqia, respektivisht me 4.5 dhe 3 herë më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos