Gjirokastra në prag të sezonit veror pritet të sjellë si risi e guidës turistike të qytetit edhe teatrin “Zihni Sako” dhe trupën e aktorëve të këtij teatri, duke organizuar bashkëpunime për vënien në skenë të pjesëve të ndryshme teatrale, edhe nga vende të tjera.
Duket se bashkëpunimi i parë ka nisur me regjisorin e teatrit të Pulias në Itali, Enzo Toma i cili ndoshta po eksperimenton një përvojë të veçantë, duke drejtuar trupën e teatrit qe aktrojnë shqip, gjuhë të cilën ai nuk e kupton. Por saç do artist profesionist ata kane një gjuhe të tyren të përbashkët.

Me rastin e përurimit të teatrit, po vejmë në skenë veprën e Dario Fo, “Vdekja aksidentale e një anarkisti”. Është e çuditshme dhe e bukur sepse unë nuk flas shqip dhe aktorët nuk flasin italisht, por të gjithë flasim gjuhën e artit”, thotë për A2 Enzo Toma, regjisor i teatrit të Pulias.
Ndërsa për kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Golemi, sezoni veror pritet të sjellë thuajse në çdo javë shfaqje teatrale dedikuar shteteve të ndryshme.
Salla e rikonstruktuara të teatrit “Zihni Sako” pritet të inaugurohen pikërisht me premierën e regjisorit italian me trupën e aktorëve shqiptarë të Gjirokastrës. (A2 Televizion)