Shqiptarët në votime, të moshuarit vendosin për fatet e vendit, të rinjtë neglizhentë

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 15:23 | Aktualitet
Shqiptarët në votime, të moshuarit vendosin për fatet e

Kush vendos për drejtimin e vendit? Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se të moshuarit janë grupmosha që merr pjesë më masivisht në proceset elektorale, çka do të thotë se janë edhe vendimmarrësit sa i takon qeverisjes së vendit, ndërsa të rinjtë, apo votuesit për herë të parë, janë neglizhentë ndaj zgjedhjeve, qofshin vendore apo parlamentare.

“Votuesit për herë të parë nuk votojnë, 65-vjeçarët shkojnë masivisht”, tha Celibashi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat e auditimit të pajisjeve të identifikimit elektronik ku edhe më 6 mars ishin konstatuar raste të dyshimta për votim të shumëfishtë. Fati i këtyre rasteve do të caktohet në zyrat e prokurorisë, ndërsa për zgjedhjet e ardhshme, KQZ-ja ka një apel për partitë parlamentare, miratoni sa më parë reformën zgjedhore.

Në zgjedhjet parlamentare dhe ato të pjesshme u implementua projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik. Por, a do të shtrihet ky projekt në të gjithë vendin në zgjedhjet vendore të 2023?

“Nëse e vendos politika që duhet, duhet ta caktojë tani se s’kemi kohë”, u shpreh Celibashi.

Tanimë, fati i proceseve elektorale është në duart e partive parlamentare, të cilat do të duhet të reformojnë Kodin Zgjedhor, jo vetëm për shkak të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, por edhe për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka hedhur poshtë mënyrën e shpërndarjes së mandateve parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos