
“Mbajtët maskat dhe tani është koha të ngriheni dhe të dilni nga shtëpitë këtë verë”, u shpreh Lori Lightfoot, kryebashkiake e Çikagos.
Ndërsa shtetet amerikane rihapen, shumë qytetarë po marrin rrugët. Parqet kombëtare po shohin rekord vizitorësh. Me rritjen e udhëtimet, kompanitë ajrore shpresojnë që të kthejnë fuqinë punëtore deri në vjeshtë. Autoritetet paralajmërojnë se ato nuk i kanë kapacitetet për të përballuar udhëtimet këtë verë, duke detyruar punonjësit të operojnë edhe në pika kontrolli, përveç detyrës së zakonshme.
“Duhet ta mbyllim gjithë ekonominë nëse rriten rastet”, tha Albert Bryan, guvernator i Virgin Islands.
Guvernatori është i shqetësuar se çfarë do të sjellë për njerëzit e tij ky rikthim i anijeve. “Të kemi udhëtarë pa u siguruar që ata janë vaksinuar apo testuar është e vështirë, pasi ne kemi ishuj të vegjël që kanë vetëm një spital”, tha Bryan.
Dy pasagjerë në udhëtimin e parë post pandemi, rezultuan pozitivë me Covid-19, pavarësisht se kompania u kërkoi të gjithëve në bord të vaksinohen.
“Dëgjojmë që këta njerëz janë asimptomatikë dhe do të jetë e rëndësishme me kohën të mësojmë se njerëz të tjerë do të infektohen si rezultat i tyre, nga ato dy udhëtarë që tani janë në izolim”, tha Sanjay Gupta, CNN. (A2 Televizion)